Enzo Fernandez: Jam falenderues ndaj Benficas, por Chelsea ishte skuadra që doja

Enzo Fernandez: Jam falenderues ndaj Benficas, por Chelsea ishte skuadra që doja

Enzo Fernandez është rikthyer për të folur për largimin e Benficas në Chelsea në afatin kalimtar të dimrit.

“Koha në Benfica ishte shumë e mirë. Kur isha në River Plate, më paraqitën dy opsione përveç Benfica-s, por kurrë nuk dyshova në vendimin tim për të shkuar atje. Është një klub shumë i madh, objektivi i të cilit është t’ju ndihmojë të vazhdoni të evoluoni dhe të rriteni. Unë isha me fat që kisha një trajner të madh në Roger [Schmidt] dhe stafi i tij ishte shumë i orientuar nga njerëzit”, ka thënë ai në një intervistë për mediat e UEFA-s.

“Ata janë të gjithë njerëz të mrekullueshëm, të jem i sinqertë, siç është edhe skuadra me të cilën kam luajtur. Nuk mund të ankohem për njerëz kaq të mirë. Besoj se koha ime në Benfica ishte thelbësore për mua që të vazhdoj të përparoj dhe të rritem, siç thashë. Benfica m’i hapi dyert e Evropës dhe për këtë do t’i jem gjithmonë mirënjohës”, vijoi ai, para se t’i drejtohej më konkretisht kalimit nga shqiponjat te blutë:

“Një nga faktorët ishte pëlqimi i projektit afatgjatë që Chelsea po krijon. Gjithashtu kam ëndërruar gjithmonë të luaj në Premier League dhe Chelsea tregoi interes për mua edhe para Kupës së Botës. Arrita në një klub të madh, i cili gjithmonë luftoi për trofe dhe që fitoi dy Champions League në një kohë shumë të shkurtër. Tani që jam këtu e kuptoj se sa i madh është ky klub. Dhe këtë doja unë dhe klubi. Ky ishte një faktor i rëndësishëm për të vendosur, përveç të qenit në një qytet aq të bukur sa Londra. Gjithçka e kam menduar me familjen time”, tha ai.

Mesfushori argjentinas foli edhe për Joao Felix, një shok skuadre në Londër: “Ne e kemi atë lidhje edhe jashtë fushës. Por ne kemi shumë lojtarë të mirë. Të gjithë sulmuesit tanë janë me klas dhe kanë cilësi, kështu që të gjithë mund të luajnë në nivelin më të lartë.”Enzo Fernandez ka luajtur 12 ndeshje dhe ka asistuar dy herë që kur iu bashkua Chelseat.

Shpërndaje në: