Enver Hoxhaj nga Drenasi: Fitorja e PDK-së ka nisur gjithmonë nga Drenasi dhe është vulosur në tërë Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur bindjen e tij për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj theksoi mbështetjen e madhe që partia e tij po merr në të gjitha qytetet e Kosovës.
“Kudo në Kosovë – nga Mitrovica në Dragash, po ndihet fryma e fitores së PDK-së! Por fitorja jonë ka nisur gjithmonë në Drenas, Terstenik dhe Drenicë, e më pas është vulosur në gjithë Kosovën. Pas 1 jave, kjo fitore do të konfirmohet edhe një herë!” shkroi Hoxhaj në Facebook, duke shoqëruar postimin me sloganet e fushatës #PDK131 dhe #Hoxhaj4️⃣.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen dhe të përkrahin PDK-në, duke theksuar se fryma e kësaj fushate është e pandalshme dhe fitore e sigurt më 9 shkurt.