Enver Hoxhaj: Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i PDK-së

Enver Hoxhaj: Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i PDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë e Drenicës në historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke e cilësuar atë si “shpirtin e UÇK-së dhe shpirtin e PDK-së”.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Hoxhaj u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së më 9 shkurt, duke theksuar se kjo fitore do të jetë garanci për ruajtjen e shtetit dhe avancimin e tij.

“Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës! Bashkë e kemi bërë shtetin, bashkë do ta ruajmë, bashkë do të fitojmë më 9 shkurt!”, shkroi ai, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve në mbështetje të PDK-së me numrin 131 dhe kandidaturës së tij me numrin 4. Fushata e PDK-së po vijon me intensitet në të gjitha komunat e Kosovës, me mesazhe të fuqishme për zhvillim ekonomik, forcim të shtetit dhe përfaqësim të denjë politik.

Shpërndaje në: