Enver Hasani: 80% e punës së Qeverisë së ardhshme ka të bëjë me Asociacionin

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se cilado parti ta bëjë qeverinë e ardhshme, do të merret kryesisht me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka shtuar se pavarësisht se asnjëra nuk e ka përmendur as gjatë fushatës, në qeveri Asociacioni ua merr rreth 80 për qind të punëve në tërësi.
“Qeveria e ardhshme detyrë kryesore, 90-70% të punës e ka çështjen e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, që nënkupton implementimin e autonomisë që e ka pranuar në Ohër dhe Bruksel Kurti. Kurti e ka pranuar, por implementimi i saj ka qenë dhe është barrë e madhe për një parti. Ajo e do një konsensus të madh shoqëror, që do të thotë edhe koalicion qeveritar… Te ne nuk është thënë as në zgjedhje, por Qeveria Kurti 70-80% të punëve ka pasur të bëjë me të”, u shpreh ai në “Konfront”.