Enrique: S’kemi dyshime në aftësitë tona për ta përmbysur Barçën në ndeshjen kthyese
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka përgëzuar Bacelonën për fitoren e mbrëmjes së djeshme me shifrat 2-3, e vlefshme për aktin e parë çerekfinal të Champions League.
Trajneri spanjoll ka theksuar se ndeshja e kthimit do të jetë një luftë, ku do të vendoset gjithçka.
“Dua të përgëzoj Barcelonën për ndeshjen që ka luajtur kundër PSG-së. Mund të kishim arritur një rezultat tjetër, por tani po mendojmë të rikthehemi në ndeshjen e dytë. Unë nuk kam asnjë dyshim për aftësinë tonë për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit. Ne luajmë jashtë shtëpisë në të njëjtën mënyrë si brenda saj.
E kuptoj që njerëzit mendojnë se gjithçka ka mbaruar, por do të ketë luftë në Barcelonë”, përfundoi trajneri i klubit francez.