Enrique: Busquets, një nga mesfushorët më të mirë në histori

Enrique: Busquets, një nga mesfushorët më të mirë në histori

Luis Enrique ka lavdëruar mesfushorin spanjoll, Sergio Busquets.

Luis Enrique ka punuar me Sergio Busquets në periudha të ndryshme, së pari te Barcelona, e më pas edhe te kombëtarja e Spanjës (vazhdon).

Trajneri spanjoll është pyetur së fundmi për lojtarin e tij, dhe ka dhënë një përgjigje të shkurtër, por shumë domethënëse.

“Sergio Busquets? Ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori”, ka thënë Enrique, transmeton Periskopi.

Këto fjalë seleksionuesi i Spanjës i ka thënë në prag të ndeshjes ndaj Suedisë, që do të jetë e fundit për dy skuadrat në këto eliminatore të botërorit. /Periskopi/

Shpërndaje në: