Eni Koçi me foto provokuese nga pushimet, pozon nga vaska
Eni ndau një imazh provokues nga pushimet.
Eni Koçi ditën e sotme e nisi me një imazh më ndryshe prej herave tjera, ku shfaqet në vaskën e mbushur me shkumë.
Këngëtarja kishte mbuluar flokët me një peshqir, ndërsa në duar po mbante një gotë verë dhe po shijonte edhe pamjen mahnitëse që kishte nga dritarja.
“Mirëmëngjesi, kalofshi një ditë të bukur”, janë fjalët që ajo ia ka lënë fotografisë atraktive që e postoi në Instagram.
Për ndryshe, Eni Koçi është e fejuar me Genc Prelvukajn dhe pritet që së shpejti ta kurorëzojnë dashurinë me martesë. /Lajmi.net/