Engjëll Koliqi: Mërgimtarët kanë rëndësi jetike për Kosovën

Engjëll Koliqi: Mërgimtarët kanë rëndësi jetike për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Engjëll Koliqi, ka vlerësuar kontributin e mërgimtarëve për shtetin e Kosovës.

Kandidati me numër 103 ka thënë se mërgimtarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës kanë një rëndësi jetike, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë kulturor, shoqëror dhe aspekte të tjera.

“Kontributi i mërgimtarëve është i pakontestueshëm; pa ndihmat e tyre, Kosova nuk do të mund ta arrinte këtë nivel edhe për shumë kohë. Çdonjëri prej nesh duhet të jetë falënderues ndaj mërgimtarëve tanë.”

Më tej, Koliqi ka premtuar se në cilësi të deputetit ai do t’u kushtojë mërgimtarëve një hapësirë të veçantë dhe do të mundohet të japë kontribut në forma të ndryshme.

Shpërndaje në: