Endrit Thaçi i ofron mbështetje djalit të Jakup Krasniqit pas aderimit në PDK

Endrit Thaçi i ofron mbështetje djalit të Jakup Krasniqit pas aderimit në PDK

Endrit Thaçi, djali ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur aderimin në PDK të Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit.

Altin Krasniqi do të jetë në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

Atë gjatë ditës e ka prezantuar kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.

E përkrahje atij i dha edhe Endrit Thaçi, përmes një instastorie.

“Një vendim shumë i mirë nga Altini, djali i baçit Jakup, që t’i hyjë garës për deputet. Do të ketë mbështetjen time të plotë dhe të familjes sime. Të lumtë Altin”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në: