Endrit Shala: Ndërprerjet e energjisë elektrike, dëshmi e dështimeve të Qeverisë Kurti

Endrit Shala: Ndërprerjet e energjisë elektrike, dëshmi e dështimeve të Qeverisë Kurti

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Endrit Shala ka reaguar pas reduktimeve të rrymës në disa komuna të Kosovës.

Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shala ka kritikuar Qeverinë për siç thotë dështimin për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm me energji.

Tutje Shala ka shtuar se nën udhëheqjen e Fatmir Limajt do të angashohen në këtë aspekt për:

“Rritjen e kapaciteteve energjetike përmes ndërtimit të një termocentrali të ri dhe investimeve në energji të ripërtëritshme.

Pavarësinë energjetike, duke ulur varësinë nga importet dhe duke siguruar prodhim vendas të qëndrueshëm.
Transparencë dhe menaxhim të përgjegjshëm të sektorit energjetik, larg dështimeve dhe keqmenaxhimit të qeverisë aktuale”, tha Shala.

 

 

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike janë një dëshmi e qartë e dështimeve të qeverisë aktuale për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji. Këto ndërprerje nuk janë vetëm një pengesë për jetën tonë të përditshme, por edhe një goditje për bizneset tona dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Është e papranueshme që në vitin 2024, Kosova ende përballet me krizë energjetike, pavarësisht premtimeve boshe të kësaj qeverie për rritjen e kapaciteteve dhe pavarësinë energjetike. Kjo qeveri ka dështuar të zhvillojë dhe zbatojë politika të qarta dhe strategjike për sektorin energjetik.
Si ministër i MTI dhe Kryetar i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, kam pasur nderin të udhëheq procesin që solli investimin më të madh të huaj në Kosovë që nga paslufta: Projekti SOWI Kosovo. Me një vlerë prej 169 milionë euro, ky projekt ka ndërtuar një park energjie me erë në Shalë – Mitrovicë dhe që gjeneron mbi 105 megavat energji elektrike, duke kontribuar ndjeshëm në furnizimin me energji të qëndrueshme për vendin tonë.
Por vetëm një projekt nuk mjafton. Kosova ka nevojë për një vizion të ri dhe vendime të guximshme.
NISMA Socialdemokrate, me udhëheqjen e Fatmir Limaj, angazhohet për:
• Rritjen e kapaciteteve energjetike përmes ndërtimit të një termocentrali të ri dhe investimeve në energji të ripërtëritshme.
• Pavarësinë energjetike, duke ulur varësinë nga importet dhe duke siguruar prodhim vendas të qëndrueshëm.
• Transparencë dhe menaxhim të përgjegjshëm të sektorit energjetik, larg dështimeve dhe keqmenaxhimit të qeverisë aktuale.
Kosova ka nevojë për udhëheqje që i qëndron besnike premtimeve dhe vepron me vendosmëri për të ndërtuar një të ardhme energjetike të qëndrueshme.
Boll me fjalë, është koha për #veçVEPRA!
E. SH

Shpërndaje në: