Endri Dani çel ekspozitën e tij të parë personale ndërkombëtare në Mexico City

Endri Dani çel ekspozitën e tij të parë personale ndërkombëtare në Mexico City

Në këtë ekspozitë do të jetë pjesë edhe videoinstalacioni “Souvenir of my homeland”.

Ekspozita titullohet “POIEIN” e ambientuar në 1919 Gallery kuruar nga Annika Hirsekorn, kuratore nga Berlini.

Në këtë ekspozitë Dani do të prezantojë videon “POIEIN” ku origjina e kësaj fjale greke na çon në periudhën kur poetet konsideroheshin artizanë.

Personazhi qendror në këtë video është zanatçiu italian Pippo Moresca. Nisur nga kjo video, Dani, si pjesë të integruar të ekspozitës do të ndërtojë një laborator me zanatçinj dhe muzikant lokal për të shqyrtuar pozicionet e këtyre dy statuseve në shoqërinë bashkëkohore.

Në këtë ekspozitë do të jetë pjesë edhe videoinstalacioni “Souvenir of my homeland”, i cili na ballafaqon me marrëdhënien e vështirë të trashëgimisë kulturore në shoqëritë konsumeriste. Endri Dani ka lindur në Shkodër ndërsa jeton në Tiranë. Mund të përmendim pjesëmarrjet e tij në Bienale të ndryshme si Kochi-Muziris Biennale, Fin del Mundo apa Marrakech Biennal.

Punët e tij gjithashtu janë ekspozuar edhe në muze të artit bashkëkohor si qendra Pompidou dhe MuCem ne Francë, Ludvig Museum në Budapest apo Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë si dhe pjesëmarrës në projekte të ndryshme në Itali, New York, Toronto, Berlin, Jeruzalem apo Los Angeles. / KultPlus.com 

Shpërndaje në: