‘Ëndërr e bërë realitet’: Ajdini i ngazëllyer që pranoi ftesë nga Kosova

‘Ëndërr e bërë realitet’: Ajdini i ngazëllyer që pranoi ftesë nga Kosova

Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që i deshi në dispozicion për ndeshjet miqësore të Kombëtares së Kosovës në fillim të qershorit.

Afrim i ri në listë ishte Bashkim Ajdini, i cili do ta veshë për herë të parë fanellën e ‘Dardanëve’, shkruan Persiskopi.

Anësori i djathtë, i cili luan te skuadra Vfl Osnabruck në Bundesliga 2, ka reaguar pas ftesës duke thënë:

“Të ftohesh nga kombëtarja e vendit tim për herën e parë sigurisht që më mbush me krenari. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë ai.

Kosova do të luajë ndeshje miqësore më 1 qershor në orën 18:00. kundërshtari është San Marino, më 4 qershor në orar të njëjtë ndaj Maltës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: