Ende pa e shitur Chelsean – Abramovich blen klubin e madh turk, zyrtarizimi pritet shumë shpejtë

Ende pa e shitur Chelsean – Abramovich blen klubin e madh turk, zyrtarizimi pritet shumë shpejtë

Pasi u njoftua rreth 15 ditë më parë se Roman Abramovich dëshiron të blejë klubin turk Goztepe, mediat turke pohojnë se gjithçka është rënë dakord dhe zyrtarisht do të njoftohet të premten.

Abramovich raportohet se ka negociuar për disa ditë përmes ndërmjetësve të tij me pronarin e klubit, Mehmet, i cili më parë kishte deklaruar se do ta shiste klubin në fund të sezonit.

Goztepe është një klub nga Izmiri, ishte kampion i Turqisë në vitin 1950 dhe sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e dhjetë.

Abramovich u detyrua të shesë Chelsean për shkak të sanksioneve britanike kundër Rusisë.

Shpërndaje në: