Ende nuk nisë seanca e Kuvendit, janë vetëm 51 të pranishëm

Periskopi.com Showbiz

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, por edhe për herë të dytë, s’ka kuorum për t’u mbajtur. Në sallë janë vetëm 51 deputetë.

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e ndërpreu dje për mungesë kuorumi dhe e caktuan të vazhdonte sot në orën 11:00, por ende s’ka filluar.

Në fakt, ajo qe shtyrë për 10 minuta, për të pritur ardhjen e numrit të mjaftueshëm të deputetëve për vendimmarrje të ligjshme, por kaloi mbi 1 orë dhe tani në sallë, siç njoftoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, janë të pranishëm vetëm 51 deputetë. Pra, numër i pamjaftueshëm për të marrë vendime të ligjshme.

Ai, tha se do të presin të vijnë deputetë të tjerë dhe tani ata janë në pritje.

Opozita, LDK-ja, VV-ja e PSD-ja, më herët kanë paralajmëruar mungesën e tyre në mbledhjet e Kuvendit, deri sa nuk vihet në rend të ditës mbledhja e thirrur nga ta, për të mos lejuar Hashim Thaçin të jetë kryenegociator në bisedimet me Serbinë, sepse sipas tyre, po kërcënohet integriteti territorial.

 

 

Shpërndaje në: