Ende nuk është shpjeguar si Hakan Calhanoglu theu ligjet e fizikës me gjuajtjen e lirë nga 41 metra
Hakan Calhanoglu ka dalur të jetë një transferim inspirues i verës për Interin.
Turku bëri lëvizjen kontraverse te skuadra e Simone Inzaghit nga rivali i përbetuar lokal, Milani, dhe ka qenë në krye të detyrës në kohët e fundit, transmeton Periskopi.
Calhanoglu u emërua lojtari i muajit në Serie A për nëntor dhe aktualisht ka një kontribut prej 14 golash në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Gjëja e vetme që ende nuk ka arritur ta bëjë tek Interi është të shënojë nga gjuajtja e lirë.
Në kohën sa luante në Bundesligë, Calhanoglu do të shënonte gola spektakolarë nga ndërprerjet.
Turku realizoi 11 gjuajtje të lira në elitën e futbollit gjerman nga 106 tentime.
Dhe në një ndeshje kundër Borussia Dortmundit të Jurgen Kloppit në sezonin 2013/14, Cahlhanoglu u përgatit të gjuante nga 41 metra derisa skuadra e tij, Hamburgu po avanconte 2-0.
Marrë parasysh se ishte koha shtesë, ‘milionerët’ as që formuan muri të gjallë, me topin që ishte afër mesit të fushës.
Për të qenë të sinqertë, ata sigurisht menduan se Calhanoglu do të guxonte të gjuante nga një distancë e tillë, por ai lansoi një raketë absolute me të djathtën.
Lëvizja e topit nga goditja jashtëzakonisht e fuqishme u duk se shkoi kundër ligjeve të fizikës.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/