Enca zbulon pak nga netët e saj në karantinë
Enca Haxhia ka folur nga shtrati.
Enca Haxhia është njëra ndër këngëtaret e cila rreth vetes ka një numër të madh fansash, shkruan lajmi.net.
Ani pse me muzikë tani për tani nuk mund të jetë aktive, me publikimin e fotove nuk po mungon.
Dje gjatë ditës ka ndarë një imazh nga ballkoni, foto nga arkiva, ku ka treguar format trupore në bikini.
Ndërsa në mbrëmje ka zbuluar pak nga netët e saj në karantinë.
Për dallim prej shumicës që rrinë natën zgjuar, Enca bie në krevat për të fjetur në orën 11.
Derisa po tregonte këtë, me një Instastory ajo i ka pyetur fansat nëse i ka marrë malli.