Enca Haxhia prezanton dukjen e saj tërheqëse nga xhirimet e klipit të ri
Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Enca Haxhia, së shpejti pritet të sjellë para publikut këngën e re, për të cilën është duke punuar që një kohë të gjatë.
“Mwah” mban titullin kjo këngë, gjersa 24-vjeçarja ka nisur xhirimet ditë më parë dhe tani thuajse është në finalizim.
Si çdo herë tjetër, bukuroshja është kujdesur që edhe në këtë videoklip të vijë me një paraqitje mjaft atraktive.
E veshur me kostum ngjyrë vjollcë, i hapur ka pjesa e gjoksit, artistja Haxhia arriti të rrëmbejë gjithë vëmendjen me dukjen joshëse.
Biondja tregon se videoklipi i saj edhe këtë herë i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production, duke mos lënë anash bashkëpuntorët tjerë.
“Jealous” përndryshe mbetet një prej realizimeve më të fundit të Encës, që në kanalin YouTube ka kaluar shifrën e 6.3 milionë klikimeve.
Veç tjerash, këngëtarja ditë më parë qëndroi në Paris dhe nga atje nuk ngurroi të publikojë postime të ndryshme e shumë tërheqëse, duke mbajtur sa më aktivë mbi dy milionë fansat e saj.
https://www.instagram.com/p/B4kULIJAJFP/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
https://www.instagram.com/p/B4XGGdbApbv/?utm_source=ig_web_button_share_sheet