Emri i ri i skenës në hip-hop, Grizzly sjell ‘Ëndrrat’
Vigan Zeqiri nga Gjilani është emri më i ri në muzikë që i është bashkuar rrymës hip-hop.
I njohur me nofkën Grizzly, ai ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Ëndrrat”.
Kënga është një baladë hip-hop me tematikë dashurie, e cila i dedikohet një historie të së shkuarës.
Muzika është produkt i producentit Scott, në studion “Flesh Music”.
“Ëndrrat” është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet fabulës së këngës dhe i është besuar produksionit Creativ Films.
E ardhmja pritet të jetë edhe më produktive për reperin më të ri nga Gjilani.