Emocionuese: Ushtarja e KFOR-it që shërben në Kosovë i shkon djalit në ditën e diplomimit në Universitet

Emocionuese: Ushtarja e KFOR-it që shërben në Kosovë i shkon djalit në ditën e diplomimit në Universitet

Një student amerikan ka mbetur pa fjalë kur nëna e tij udhëtoi nga Kosova, ku qëndron me mision paqeruajtës për ta surprizuar në ditën e diplomimit.

Nëna e tij, Sgt. Eva Roby, e cila shërben në Kosovë si pjesëtare e Gardës Kombëtare, e ka befasuar pasi mori diplomën.

Sgt. Roby tha për Fox 5 se i është dashur të humbasë disa momente të rëndësishme gjatë viteve, por ajo refuzoi të humbasë djalin e saj, të cilin e rriti si nënë beqare, të diplomuar nga kolegji.

Malik është personi i parë që mbaron kolegjin në familjen e tij dhe diploma e tij është në Edukim Special.

Shpërndaje në: