Emocionuese: Ermal Panduri falenderon shefin e Policisë së Kosovës në emër të qytetarëve të Kosovës
Sonte në emisionin “Debat Plus” ka qenë i ftuar drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.
Për në fund të emisionit, moderatori Ermal Panduri kishte përgatitur disa rreshta që ia dedikoi drejtorit Hoxha.
Moderatori i njohur vendosi që në fund të fliste në emër të qytetarëve dhe për ta bërë ende më emocionuese këtë moment, derisa po i thoshte rreshtat që i kishte përgatitur, regjia u përkujdes që të lëshonte një muzikë të lehtë, duke e shndërruar studion e “Debat Plusit” në teatër.
Siç thotë populli “goja lëngë po i shkonte”, kjo thënje e përshkruan më së miri këtë moment dramatik e plotë emocion të moderatorit Ermal Panduri.
“Drejtor, më lejo me tu falënderu për gjithcka keni bërë. Për mua është kënaqësi me pasë një njeri i cili e ka mbrojt territorin e Republikës së Kosovës në kufijt aktual. Në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, jo vetëm në emër tim, jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i përulur në raport me punën e çdo polici të Kosovës, jam shumë më fat që më ndalë një emblem e Policisë së Kosovës dhe nuk shoh një emblem që e kam urryer për vite të tëra. Jam shumë më fat që cdo ditë përballem me një polic të edukuar, me një polic i cili do të ishte i lakmueshëm për të gjitha shtetet, jo vetëm në rajon por të gjithë Evropën”, ishin fjalët e Pandurit.
Kënaqësi e veçantë me pas në studion e emisionit ‘Debat Plus’, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Personin që udhëheq institucionin që ka mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës në kufijtë aktual. Përulëm për punën e çdo zyrtari policor të Kosovës.
Posted by Ermal Panduri on Tuesday, September 24, 2024