Emocionon Morena Taraku, ia uron 8 Marsin nënës së ndjerë
Për 8 Mars, këngëtarja dhe modelja shqiptare Morena Taraku, ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, për të uruar nënën e saj të ndjerë.
Ajo ka publikuar disa fotografi pranë nënës së saj duke e kujtuar atë.
“Urime 8 Marsi ska kush tjeter e zavendson vendin tend në këtë ditë pos teje shoku besnik i jetës time ti o nënë”, ka shkruar ajo duke kujtuar kohën kur po e shijonte përqafimin e nënës së saj.
Ndër të tjera në këto fotografi vërehet edhe ngjashmëria e madhe që Morena e ka me nënën e saj.