Emocionet më të rrezikshme për shëndetin: Si ndikon secila

Emocionet më të rrezikshme për shëndetin: Si ndikon secila

E dini mirë që gjendje të caktuara emocionale ndikojnë tek shëndeti ynë. Sërish, është e pamundur t’i shpëtojmë ditëve kur ndihemi të rënë moralisht, por nëse doni të jetoni gjatë dhe mirë, kujtojani vetes që asnjë nga emocionet më poshtë s’është në anën tuaj. Më pas, reflektoni!

Ankthi

Fillimisht ndikon te plakja më e hershme, rrit tensionin, jep dhimbje gjoksi dhe dobëson sistemin imunitar. Personat me ankth kanë tendencë të mos kujdesen për veten, të flenë keq, të mos hanë në mënyrën e duhur.

Vetmia

Kjo gjendje rrit presionin e gjakut, nivelet e hormoneve të stresit dhe influencon në cilësinë e gjumit. Mund të dëmtohet edhe sistemi imunitar.

Shoku

Një traumë psikologjike, ndryshon strukturën e trurit, duke sjellë pasoja që ndikojnë në prishjen e gjumit, probleme seksuale, mungesë energjie dhe dhimbje kronike.

Trishtimi

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvard-it, është e mundur të vdesësh nga një dhimbje psikologjike shumë të fortë, pasi rritet mundësia për atak kardiak dhe hemorragji cerebrale.

Mëria

Sjell ndryshime fiziologjike ende të pashpjeguara saktësisht, që mund të pesëfishojnë rrezikun e pasjes së një ataku kardiak dhe trefishojnë mundësinë e hemorragjisë cerebrale, 2 orë pas një shpërthimi zemërimi.

Burimi: Marie Claire

Shpërndaje në: