LDK i kundërpërgjigjet Kurtit: Premtimet e thata i njeh më së miri ai
Zëdhënësi e deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili tha se opozita po bën shumë premtime boshe.
Mustafa tha se mjeshtër i premtimeve të thata është vet kryeministri Kurti dhe i njeh më së miri.
“Premtimet e thata i njeh më së miri Kurti, ai është mjeshtër i tyre. Për dallim prej kësaj qeverie, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vizionin, udhëheqësinë, ekipin dhe programin e qartë me hapa konkret për Kosovën. Vendosmëria jonë për implementimin e plotë të zotimeve tona do të jetë e qartë që në javën e parë të qeverisjes sonë. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook.