Emisari Sarrazin: Sorensen do të vendosë thekse të reja në dialog, Qeveria në Kosovë të krijohet sa më shpejt

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë dhënë së fundi, mes tjerash ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe Qeverinë e re në vend.
Sarrazin fillimisht ka thënë se Peter Sorensen, emisari i ri evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta çojë përpara këtë proces.
Ai ka shtuar nga bisedimet që kanë pasur me të, kanë krijuar përshtypje të mira dhe se Sorensen “me siguri do të vendosë thekse të reja ën dialog”.
“Peter Sörensen, i ngarkuari i ri posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta çojë përpara këtë proces. Bisedimet e para, që kemi zhvilluar, na kanë krijuar një përshtypje mjaft të mirë për të si person. Ai me siguri do të vendosë thekse të reja në dialog. Njëkohësisht Sörensen me siguri do të përpiqet, që me një punë këmbëngulëse profesionalisht të arrijë afrimin ndërmjet dy vendeve.
Në të kaluarën ka ndodhur, që Gjermania, por edhe unë vet, kishim një detyrë thelbësore për të mbështetur punën e institucioneve europiane dhe të kryenegociatorit europian. Ne javët e muajt e ardhshëm do të bashkëpunojmë ngushtë në këtë drejtim. Kjo vlen dhe për qeverinë e ardhshme federale. Gjermania e mbështet qasjen europiane në dialog si dhe qasjen e personave që ndërveprojnë në të. Shpresoj, që edhe atje tani të nisë puna thelbësore. Tani është e rëndësishme të punohet fort për zgjidhjet. Zoti Sörensen është personi i duhur për këtë detyrë” – ka thënë Sarrazin për “Deutsche Welle”.
Sarrazin ka thënë se duan që të krijohet sa më shpejt Qeverië e re në Kosovë, dhe të angazhohet në mënyrë aktive në dialog.
“Ne duhet të presim, se si do të jenë zhvillimet e mëtejshme politike në Republikën e Kosovës. Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog. Këtë e presim edhe nga Serbia.
Por nuk jemi ne që vendosim, se si do të krijohet qeveria në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim që e merr Kosova” – u shpreh emisari gjerman gjatë kësaj interviste.