Emisari për dialogun pas takimeve në Munih: U pajtuam për rëndësinë e diskutimeve të hapura

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka shkruar rreth takimeve në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se pati disa takime, duke përfshirë ato me liderët kosovarë.
“Mirëprita mundësinë në Konferencën e Sigurisë në Munih për takimet e para me partnerët e mi nga Kosova, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Tanja Misceviq” – ka thënë ai.
Në fund, Sorensen ka shtuar:
“Të gjithë u pajtuam për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për progres”.
Welcome the opportunity at the #MSC2025 for first meetings with my partners from Kosovo, Ptd @VjosaOsmaniPRKS, PM @albinkurti, FM @gervallaschwarz, and Serbia, FM @markodjuric and MEI Tanja Miščević. We all agreed on the importance of open discussions and need for progress. pic.twitter.com/Lwc0a6E7gq
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 14, 2025