“Eminemi ka penis të vogël”: Mariah Careyt duket se iu hakua llogaria në Twitter

“Eminemi ka penis të vogël”: Mariah Careyt duket se iu hakua llogaria në Twitter

Llogaria zyrtare e Mariah Careyt në Twitter u duk se ishte hakuar të martën në mbrëmje, duke shpërndarë shumë sharje raciste te 21,4 milionë ndjekësit e saj në platformë.

Është ende e paqartë se kush qëndron prapa këtij hakimi, dhe pop ylli ende nuk është përgjigjur në kërkesën për komente, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Shumica e cicërimeve në Twitter u fshinë shpejt.

“Personalisht nuk mendoj që racizmi është real, është thjesht një bisedë koti burrash,” thuhej në njërën. “Eminemi ka një penis të vogël,” lexohej në tjetrën. (Mariah Carey dhe reperi Eminem kishin pasur një grindje shumë publike, me këtë të fundit që pretendonte se kishte fjetur me këngëtaren.)

“Çka është dekada?” u tall këngëtarja pasi lajmi kishte dalë, dhe dukej se e kishte kontrollin e llogarisë së saj. /Periskopi

Shpërndaje në: