Emina Çunmulaj tregon sa para dhuroi për Shqipërinë
Ashtu sikurse shumë të tjerë, edhe Emina Çunmulaj po dhuron një shumë goxha të madhe parash për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues që la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.
Modelja e famshme shqiptare, njihet për shumë bamirësi dhe kësaj radhe, në një lidhje live me Skype në emisionin special të NIN-it për mbledhje fondesh për Shqipërinë, ajo njoftoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar.
Gjatë lidhjes direkte, Çunmulaj nuk mbajti dot lotët por premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri për të bërë atë që ia do zemra.
Në NIN, aktualisht po bëhen telefonata për të ndihmuar Shqipërinë bashkë me fondacionin Fundjavë Ndryshe në studio me Arbër Hajdarin dhe Mozzik.