Emerson Royal nuk paraqitet në stërvitjet e Barcelonës – zyrtarizimi te Tottenham çështje orësh
Aventura e Emerson Royal te Barcelona do të përfundojë më herët sesa është paramenduar.
Mbrojtësi brazilian erdhi te Barcelona vetëm 29 ditë më parë, dhe skuadra i vendoste atij një klauzolë prej 300 milionë eurove.
Por, 29 ditë më vonë, situata ka ndryshuar tërësisht. Barcelona është gati ta shes lojtarin te skuadra e Tottenham për 30 milionë euro, përcjell Periskopi.
Lojtari pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën londineze.
Çështja e kalimit të Emerson Royal te Tottenham Hotspur shihet si punë e kryer edhe nga Fabrizio Romano. /Periskopi/