Ëmbëlsirat janë arsyeja se përse nuk e keni lëkurën që e ëndërroni
Thuajse të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe atraktive, por arritja e kësaj nuk është gjë e lehtë.
Në fakt, kjo vështirësohet nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat.
Sipas dermatologëve, nëse keni probleme me lëkurë dhe njëkohësisht hani gjëra të ëmbla, atëherë është mirë që ta ulni nivelin e sheqerit që e konsumoni.
Kur konsumoni gjëra të ëmbla, trupi e aktivizon insulinën, e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, por që kjo mund të shpijë në skuqje të lëkurës në fytyrë dhe të nxisë procese inflamatore.