Ëmbëlsira perfekte për këto ditë; Merrni çfarë keni në frigorifer dhe ndiqni hapat
Ëmbelsirë e ftohtë me mbetjet e frigoriferit, besoj se ky është emri më i përshtatshëm për këtë ëmbëlsirë. Meqënëse dyqanet janë mbyllur, duhet të sajohemi me ato që kemi në shtëpi.Kishim bërë disa gurabie tradicionale, për mengjes, dhe ato pak që kishin ngelur i thërrmova, i përzieva me pak gjalpë, njësoj sië bëjmë me biskotat për tortën e djathit, chessecake.
Nga ana tjetër bëra pak krem pastiçerie, por pak më të trashë se zakonisht. Ca fruta pylli qe kishin ngelur në ngrirje i bashkova me 1 lugë qumësht të kondensuar dhe i shtrova në shtresa. I lashë në frigorifer për disa orë, dmth, derisa erdhi pasditja kur kisha parashikuar ta haja.
Shtresën e frutave mund ta sajoni me çdo lloj fruti qe keni në shtëpi. Ju bëftë mirë!