Elvana Gjata ia bën 8 me 2 RTSH-së, ja reagimi i saj
Ditë më parë u fshinë të gjitha këngët pjesëmarrëse në kanalain e Radiotelevizionit shqiptar në Youtube.
Në lidhje me këtë, ka reaguar Elvana Gjata, pasi kënga e saj “Me tana” ishte më e klikuara më mbi 4 milionë klikime, shkruan Indeksonline.
““Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vinë. Ju dua shumë!”, ka shkruar Elvana.
Kujtojmë që këtë festival e ka fituar Arilena Ara me këngën “Shaj”.