Elshani, PDK: Nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, pse MPB dhe MPJ kanë heshtur ndaj kërkesës së KQZ për verifikimin e tyre

Elshani, PDK: Nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, pse MPB dhe MPJ kanë heshtur ndaj kërkesës së KQZ për verifikimin e tyre

Anëtari i KQZ nga radhët e PDK’së, Arianit Elshani, ka shpjeguar situatën rreth moscertifikimit të Listës Serbë nga KQZ-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Elshani ka bërë të ditur se si PDK, kanë qëndruar në sallë dhe nuk kanë votuar për certifikimin e Listës Serbe – duke shtuar këtu – sic thotë ai, kërkuan sqarime për dy cështje me rëndësi.
“Si PDK, qëndruam në sallë dhe nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, por kërkuam sqarime pse:
– Ministria e Punëve të Brendshme ka heshtë ndaj kërkesës së KQZ per verifikim të Listës Serbe.
– Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka heshtë në verifikimin e Listës Serbe”, shkruan Elshani.

Postimi i plotë:

Shpifësit vazhdojnë me avazin e tyre katërvjeçar të manipulimit të fakteve dhe populizmit shterpë.

Si PDK, qëndruam në sallë dhe nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, por kërkuam sqarime pse:
– Ministria e Punëve të Brendshme ka heshtë ndaj kërkesës së KQZ per verifikim të Listës Serbe.
– Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka heshtë në verifikimin e Listës Serbe.

Prandaj, kam kërkuar nga Kryetari i KQZ-së që të konsultohet edhe një herë me MPB-në, sepse është jashtë çdo norme që ata që duhet të merren me çështje të sigurisë të heshtin përballë Listës Serbe.

Shpërndaje në: