Elseid Hysaj ‘marakli i kerreve’, garazhi i tij kap vlerën e afro 1 milion euro

Elseid Hysaj ‘marakli i kerreve’, garazhi i tij kap vlerën e afro 1 milion euro

Elseid Hysaj është një prej lojtarëve më të mirë shqiptar. Jo vetëm futbolli është dashuria e tij, për lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë makinat e shtrenja janë hobi i tij i dytë.

Mësohet se lojtari i Lazios ka pas vetes katër super makina të shtrenja, që gati kapin vlerën e 1 miliard eurove.

Në garazhin e tij, ai posedon makinat si: Ferrari 458 (206 mijë euro), G-Class AMG (187 mijë euro), Jeep Wrangler (84 mijë euro) dhe Aventador Svj (430 mijë euro).

Kujtojmë që lojtari shqiptar gjatë këtij sezoni me Lazion e Maurizio Sarrit ka zhvilluar 27 ndeshje dhe ka bërë vetëm një asist, por që ka luajtur një rol të madh në suksesin e klubit italian në Serie A.

Lazio në 31 ndeshje në Serie A, ka grumbulluar 61 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë.

Shpërndaje në: