Elon Musk shpërbën bordin e Twitterit dhe emëron veten “drejtor të vetëm”
Elon Musk ka shpërbërë bordin e drejtuesve të Twitter dhe e ka bërë veten “drejtues të vetëm” të kompanisë.
Të gjithë anëtarët e mëhershëm të bordit janë hequr, duke e lënë pas vetes vetëm z. Musk, sipas një dosjeje të re, raporton The Independent.
Veprimi në fjalë ishte si pjesë e blerjes prej 44 miliardë dollarëve nga z. Musk i kompanisë.
Këto të dhëna u bënë publike gjatë ditës së sotme.
Bujë të madhe kishte bërë edhe shkarkimi i raportuar nga The Washington Post i shefit ekzekutiv të kompanisë, Parag Agrawal.
Musk-u ishte munduar që të tërhiqej nga marrëveshja për blerje pak kohë pas pranimit të ofertës së tij në prill. Në korrik, ai tha se e ka anuluar kontratën, për shkak se është mashtruar nga “Twitter”-i në lidhje me numrin e llogarive të rreme. Kjo akuzë ishte mohuar nga kompania.
Pas përpjekjeve të Musk-ut që të tërhiqej nga marrëveshja, “Twitter”-i paraqiti padi për ta detyruar miliarderin që ta respektonte marrëveshjen.