Elon Musk pi marijuanë në shfaqje live, i kushton me 3.1 miliardë dollarë humbje në Kompani
Shefi i Kompanisë ‘Tesla’, Elon Musk shkaktoi shumë debat gjatë ditës së sotme kur filloi të pinte marijuanë gjatë një shfaqjeje live në internet me komedianin Joe Rogan. U raportua se vlera e ‘Tesla’-s ka rënë për 3.1 miliard për shkak të kësaj sjellje të Musk. Tani, aksionet e Kompanisë së tij vlejnë 9 për qind më pak, raporton Periskopi.
Miliarderi 47-vjeçar shpenzoi dy orë e gjysmë gjatë një transmetimi direkt duke diskutuar rreth inteligjencës artificiale dhe impaktit të saj tek raca njerëzore deri tek media sociale e flakëhedhëset.
Gjatë shfaqjes ai konsumoi një cigare marijuane, diçka e lejuar në Kaliforni.
“Unë nuk jam një përdorues i rregullt i drogës,” tha Musk.
Por, gjatë shfaqjes, Musk ka pirë edhe uiski, teksa bëri të ditur se ai konsumon alkool kur ndihet shumë i lodhur nga obligimet e Kompanisë.
Sjellja e tij ka shtuar shqetësime për lidershipin e tij dhe shumë analistë kanë folur për nevojën Tesla për një numër dy.
Në Twitter dhjetëra përdorues e pyetën nëse sjellja e tij ishte kundër politikave të kompanisë.
https://www.youtube.com/watch?v=I68z34-kseA