Elon Musk paralajmëron ‘çmendurinë’ e radhës teknologjike, ka të bëjë me kamionin

Elon Musk paralajmëron ‘çmendurinë’ e radhës teknologjike, ka të bëjë me kamionin

Njeriu i parë i Tesla, Elon Musk, paralajmëroi se më 26 tetor do të zbulojë kamionin e parë në botë të këtij prodhuesi elektrik të automobilave, transmeton KosovaPress.

Musk në Twitter ka shkruar se promocioni do të mbahet në Hotorn, Kaliforni, në fabrikën e kompanisë SpaceX.

Kamioni i parë elektrik i Tesla do të ketë autonomi në vozitje ndërmjet 320 dhe 480 km, dhe do të dedikohet për transport të ngarkesave, në distanca ndërmjet 160 deri 320 km.

Tesla në gusht njoftoi se planifikojë të testojë sistemet e vozitjes autonome në kamionin e vet elektrik në Nevada dhe Kalifornia.

Shpërndaje në: