Elon Musk ndryshon çmimin e Tesla modeli S
Elon Musk ka njoftuar se Tesla po ul çmimin e modelit të saj S.
Ndryshimi i çmimit është duke iu referuar dy gjërave: e para është që prodhuesi amerikan i makinave elektrike Lucid Motors tha që makina e saj e re elektrike, Lucid Air, do të kushtonte 66,085 euro, transmeton lajmi.net.
Referenca e dytë e çmimit Model S është një shaka; numri “69” është një referencë për një pozicion seksual, ndërsa “420” është një referencë për kulturën e kanabisit.
Musk ka bërë shaka të ngjashme me produktet Tesla, dhe aksionet më parë.
Lucid Air paraqet konkurrencë të fortë ndaj Model S. Ai ka 480 kuaj fuqi dhe potencial për të udhëtuar 653 kilometra me një ngarkesë të vetme, afërsisht gjashtë kilometra më shumë se Model S Long Range Plus.
Ky automjet nuk do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2022.