Elon Musk me sondazh për kthimin e Trumpit në Twitter
Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, ka nisur një sondazh për platformën duke kërkuar votën pro ose kundër rikthimit të Donald Trump në rrjetin social.
Ish-presidenti amerikan u ndalua nga Twitter për shkak të trazirave në Kapitol më 6 janar 2021.
Musk kishte rehabilituar disa llogari të premten, por tha se nuk kishte marrë ende një vendim për ish-presidentin Trump.
Në rreth katër orë, mbi 5 milionë përdorues votuan pro rikthimit të ish-presidentit.
Mbështetja tek publiku dhe jo tek një organ i brendshëm mbikëqyrës për të vendosur për kthimin e Trump në Twitter, sipas kritikëve të Musk, është një zgjedhje e diskutueshme dhe e rrezikshme. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Musk do të vendosë në bazë të rezultatit të sondazhit. “Vox populi, vox dei,” postoi ai në përgjigje të një postimi në Twitter ku u kërkon përdoruesve të votojnë.
Reinstate former President Trump
— Elon Musk (@elonmusk) November 19, 2022