Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter: Mund të ktheheni, por me një kusht

Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter:  Mund të ktheheni, por me një kusht

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, u ka ofruar mundësinë e rikthimit në platformë disa prej gazetarëve të cilët ai i ndaloi në Twitter, vetëm nëse ata i fshijnë statuset për të cilat ai në mënyrë të rreme pretendonte se ndanin vendndodhjen e tij “të saktë në kohë reale”.

Ky vendim i Musk erdhi pasi ai postoi një sondazh në profilin e tij personal i cili përfundoi të premten në mbrëmje me 59 për qind të pjesëmarrësve që votuan në favor të rikthimit të menjëhershëm të llogarive.

Musk kishte ndaluar të enjten Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post. Gazetari progresiv i pavarur Aaron Rupar, ish-prezantuesi i MSNBC Keith Olbermann dhe kolumnistja e Insider Linette Lopez u ndaluan gjithashtu, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e dhanë verdiktin”, shkroi Musk të premten mbrëma pas sondazhit të tij, duke u zotuar të rivendoste llogaritë që ai kishte akuzuar në mënyrë të rreme për ndarjen e vendndodhjes së tij “të saktë në kohë reale”.

Por ndërsa llogaritë u bënë të shikueshme publikisht të shtunën, gazetarëve në fakt iu ndalua të postonin derisa të fshinin postimit për të cilat Musk kishte pretenduar se shkelnin rregullat e Twitter.

Në të kaluarën, Twitter kishte kërkuar heqjen e statuseve të cilat shkelnin rregullat në mënyrë që përdoruesit të rifitonin qasjen në llogaritë e tyre, por gazetarët në këtë rast kundërshtojnë fuqishëm se postimet e tyre shkelnin rregullat e Twitter.

O’Sullivan dhe Harwell të shtunën në mëngjes i thanë CNN se nuk kishin rënë dakord të fshinin postimet në Twitter dhe në vend të kësaj zgjodhën një opsion për të apeluar vendimin.

“Është gazetari,” shkroi Harwell në apelin e tij, një kopje e së cilës iu dha CNN. Harwell shtoi se statusi i tij nuk përfshinte një “link me informacionin privat të askujt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Brahimaj i reagon ministres Haxhiu: Ramushi ka ende plumba në trup, duhet të të vij turp për akuzat

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu…

Aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Zemaj – Kurtit: Hec e shko tani në prokurori

Pas ngritjes së aktakuzës së dytë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip…

Limaj: Bashkëatdhetarët janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-s

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj sot në Malishevë ka takuar bashkëatdhetarët. Limaj tha se ata…

Syla – Kurtit: Ta kanë falë gazin lotësjellës edhe bazukën, nuk ta falë mo kurrëkush

Gazetari Valon Syla ka dalë me një shkrim drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për…

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre personave krime lufte deri në djegien për së gjalli të civilëve shqiptarë gjatë luftës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullatës civile. D.G.…

Aktakuza ndaj Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Këto skandale duhet të marrin fund me 9 shkurt

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi ka reaguar pas ngritjes të aktakuzës nga Prokuroria…