Elmi Reçica: Ujëmbledhësi i Jezercit me rëndësi jetike për rajonin, kërkova tash e disa vite nga Qeveria që të mos hiqet nga prioriteti
Kandidati i PDK’së për deputet Elmi Reçica, ka shkruar rreth ka ujëmbledhësit të Jezercit, shkruan Periskopi.
Ai u shpreh se ka kërkuar nga Qeveria tash e disa vjet, që të mos hiqet nga prioriteti ky projekt me rëndësi jo vetëm për sigurimin e ujit për banorët, por edhe për turizëm.
“Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë, por edhe për zhvillimin e turizmit në rajon”, ka shkruar Reçica në Facebook.
Postimi i plotë:
Projekti i ujëmbledhësit të Jezercit, për të cilin tash e disa vite kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos hiqet nga prioritetet, mbetet një domosdoshmëri jetike. Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë, por edhe për zhvillimin e turizmit në rajon. Kjo çështje imediate, që prek drejtpërdrejt jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, do të jetë ndër prioritetet kryesore të kryeministrit Bedri Hamza, duke siguruar se nevojat e komunitetit do të vendosen në qendër të agjendës qeveritare.
#PDK131
#MaMirë
#BedriHamzakryeministër