Elmi Reçica: PDK do të mbështesë bizneset me lehtësira fiskale dhe investime në infrastrukturë
Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka mbajtur një takim me përfaqësues të bizneseve në Ferizaj, ku diskutoi për sfidat me të cilat përballen bizneset dhe prezantoi vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për mbështetje të sektorit privat. Reçica theksoi se PDK-ja ka për qëllim ofrimin e lehtësirave fiskale, eliminimin e barrierave burokratike dhe subvencione për të mbështetur rritjen dhe modernizimin e bizneseve vendore.
Ai shtoi se, përveç mbështetjes direkte për bizneset, do të bëhen investime të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike, duke krijuar një ambient më të favorshëm për sipërmarrësit.
“Qëllimi ynë është të forcojmë ekonominë dhe të krijojmë mundësi të reja për bizneset vendore, që të rriten dhe zhvillohen,” tha Reçica