Eliminoni thinjat me këtë maskë

Eliminoni thinjat me këtë maskë

Makthi më i keq i çdo gruaje është që vitet të reflektohen në pamjen e tyre e ato të mos kenë asgjë për të bërë.

Flokët e thinjura janë shenja e parë e plakjes dhe për t’i mbuluar këto të fundit gratë janë gati të provojnë çdo gjë.

Thinja e parakohshme e flokëve është një shqetësim që mund të jetë pasojë e problemeve të shumta shëndetësore dhe dietave të varfra në vlera ushqyese.

Mund të jetë rezultat i çrregullimeve hormonale, pirjes së duhanit, ndotjes, stresit të tepërt dhe çrregullimeve tiroide.

Flokët e hirtë mund të shfaqen gjithashtu për shkak të sasisë së ulët të melaninës.

Nëse dëshironi të shmangni efektet anësore të ngjyrave të flokëve, por dëshironi të mbuloni qimet gri, provoni receten e mëposhtme me dy përbërës të vetëm.

Vaj kokosi aq sa për të lyer të gjitha flokët dhe 3 lugë lëng limoni

Përgatitja: Përzieni dy përbërësit derisa të formoni një përzierje homogjene dhe aplikojeni në flokë duke masazhuar lehtë skalpin.

Lëreni për 60 minuta për të vepruar dhe pastaj shpëlajeni me shampo.
Për rezultate optimale, përsëriteni procedurën një herë në javë.

Shpërndaje në: