Eliminoni njollat nga ulësja e veturës

Eliminoni njollat nga ulësja e veturës

Oh, këto njolla të mërzitshme, si t’i eliminojmë?

Me rrobat është më lehtë, i lajmë në rrobalarëse me shtesë mjetesh për eliminim njollash, mirëpo si t’i eliminojmë nga ulësja e veturës?

Mos shpenzoni para në preparate të shtrenjta, sepse edhe preparati “shtëpiak”, të cilin mund ta bëni vetë, me shumë sukses vepron.

Për përgatitjen e tij nevojiten:

– një filxhan detergjent të enëve,
– një filxhan uthull alkooli të pangjyrë,
– një filxhan ujë me gaz.

Të gjitha përzieni dhe qitni në një shishe me spërkatës.

Spërkatni pjesën e njollosur dhe lëreni të qëndrojë 10 deri 15 minuta. Pastaj vendet kritike fërgoni me brushë të dendur, të butë.

Në këtë mënyrë njollat e thella do të “dalin” në sipërfaqe dhe do të zhduken.

Nëse ndonjë nga to megjithatë mbetet, përsëriteni procedurën dhe – do të eliminohen.

Shpërndaje në: