Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, rezultatet përfundimtare varen nga dinamika e numërimit

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi tha se të marten pritet të perfundojë numërimi i votave me postë dhe se pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
“Në Qendren e numërimit dhe rezultateve, po vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, respektivisht votat përmes postes. Deri në përfundim të ditës së diel, janë numëruar më shumë se gjysma e fletvotimeve. Besojmë që deri të marten të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletvotimeve të mbetura nga votimi përmes postës. Pas kësaj KQZ do të filloi me numërimin e votave me kusht të cilat janë pjesë e votimit të zhvilluar në 56 vendvotime. Dhe pastaj dhe numrimi i votave nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.
Ndërsa tha se nuk mund të jap një datë të sakt se kur do të përfundoi ky proces dhe do të shpallen rezultatet përfundimtare.
“Sa i përket një date të sakt të shpalljes së rezultateve përfundimtare, nuk mund të jap një datë të caktuar, sepse kjo varet nga dinamima e numërimit të fletvotimeve”, tha Elezi