Eleminoni rrudhat dhe lëkurën e varur me dy përbërës!

Eleminoni rrudhat dhe lëkurën e varur me dy përbërës!

Me kalimin e viteve lëkura fillon ta humbë elasticitetin dhe shkëlqimin që ka, e si pasojë na shfaqen edhe rrudhat dhe na varet lëkura.

Për ta parandaluar sa më gjatë këtë fenomen ju duhet të kujdeseni çdo ditë me kremra hidratues dhe produkte të tjera që freskojnë lëkurën, transmeton periskopi.

Ne do ju tregojmë një recetë me përbërës natyralë që do të ndihmoj në forcimin e lëkurës dhe parandalimin e shfaqjes së rrudhave.

Përbërësit: Trangull dhe të bardhë të vezës.

Preni trangullin në dy pjesë dhe njërës gjysmë hiqjani lëvoren. Gjysmën e qëruar prejeni në copa të vogla, jo më të mëdha se dy centimetra secila.

Këto copëza futni në blender dhe përzieni për dy minuta në shpejtësi mesatare.

Hapi tjetër

Lëngun e fituar vendoseni në një tas dhe pastaj shtojani të bardhët e vezës.

Përzieni ato dhe produktin e fituar aplikojeni në pjesën e trupit ku ka më shumë rrudha apo ku lëkura është e varur.

Lëreni ashtu për 15 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohët.

Rekomandohet që produkti të përdoret të paktën dy herë në javë për rezultatet më të mira./periskopi.com

Shpërndaje në: