Elbasan Rashani e rigjen golin për Clermont, shënon kundër Nice
Elbasan Rashani ka shënuar gol në fitoren e Clermontit 1:0 kundër Nice të dielën, duke e rigjetur rrjetën e portës në Ligue 1 pas një pauze disa mujore.
Ky ishte goli i parë për përfaqësuesin e Kosovës në vitin 2022 për skuadrën e tij franceze, raporton Gazeta Express.
Hera e fundit kur 28-vjeçari kishte shënuar në ligë, ishte në barazimin e Clermont 1:1 me Stade Brestios në shtator.
Por goli i tij e kishte rëndësinë edhe të tri pikëve të mëdha për Clermont.
Rashani shënoi nga afërsia, duke e futur topin në portën boshe pasi u shërbye nga Allevinah në minutën e 76-të.
Ky ishte goli i pestë i Rashanit në Ligue 1 këtë sezon, ndërkohë që i ka edhe tri asiste.