El Salvadori reagon: Dënojmë ashpër sulmin terrorist në Zubin Potok, përgjegjësit të sillen para gjykatës
Shteti i El Salvadorit ka dënuar me gjuhë të ashpër sulmin në kanalin e Ibër -Lepencit duke e quajtur terrorist.
“Vendi ynë solidarizohet me të prekurit nga kjo ngjarje fatkeqe”, thuhet në reagimin e shtetit amerikan El Salvador.
Ne letrën e publikuar në rrjetin “X” thuhet:, “Qeveria e El Salvadorit, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, shpreh dënimin më të ashpër për sulmin terrorist të kryer më 29 nëntor, në kanalin ujor në Zubin Potok, në veri të Kosovës, i cili përbën një nga burimet më të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe energji elektrike në atë vend”.
“El Salvadori solidarizohet me të gjithë njerëzit që janë prekur nga sulmi në Kosovë. Gjithashtu, shpreson se ky fakt do të hetohet dhe përgjegjësit do të sillen pranë organeve përkatëse gjyqësore”.
El Salvador expresa su firme condena el atentado terrorista ocurrido recientemente en Kosovo. Nuestro país se solidariza con los afectados por este lamentable hecho. pic.twitter.com/OBlUrJvJt6
— Cancillería de El Salvador 🇸🇻 (@cancilleriasv) December 3, 2024