“El Pais”: Spanja me lojë mediokre ndaj një Kosove të dobët

“El Pais”: Spanja me lojë mediokre ndaj një Kosove të dobët

Kombëtarja e Spanjës e ka mposhtur me rezultat 3-1 Kombëtaren e Kosovës në shtëpi. E megjithatë, mediumi prestigjioz spanjoll “El Pais” ka bërë një koment të ashpër për ekipin e Luis Enrique-s.

Komentin negativ për kombëtaren e tyre, “El Pais” e bazon duke e paraqitur Kosovën si një kombëtare “të dobët” dhe duke i përmendur pozitën në rangimin e FIFA-s , vendin e 116-të.

“Një tjetër paraqitje mediokre e Spanjës kundër Kosovës së dobët, e arritur vetëm pasi zëvendësuesi Gerard Moreno shënoi për 3-1”.

“El Pais” ka kritikuar Spanjën se nuk ka qenë mjaftueshëm frymëzuese, dhe se ka testuar portën e Kosovës vetëm nëpërmjet Alvaro Moratas dhe Jordi Albas.

Po ashtu, komenti negativ për ekipin kombëtar spanjoll bazohet edhe në paraqitjet e dobëta ndaj Greqisë dhe Gjeorgjisë.

“Gjysmë ore për t’u mërzitur, e pak minuta për të fituar.” – shkruan më tej kjo gazetë prestigjioze. /Periskopi 

Shpërndaje në: