“El Pais” i bën përshkrim drithërues Kosovës: Futbollin e kishin simbol rezistence ndaj Serbisë

“El Pais” i bën përshkrim drithërues Kosovës: Futbollin e kishin simbol rezistence ndaj Serbisë

Gazeta më e madhe spanjolle “El Pais” i ka bërë një përshkrim mjaft drithërues Kombëtares së Kosovës në futboll, dhe lojtarëve të saj.

Duke përshkruar udhëtimin e bërë nga kombëtarja, “El Pais” rrëfen disa eksperienca të lojtarëve tanë pa asnjë paragjykim.

“Emigracioni i detyruar i të afërmve të kosovarëve bëri që shumë prej lojtarëve të Kosovës të lindnin në shtete të ndryshme evropiane. Vedat Muriqi, sulmuesi i Lazios, ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i tmerreve të luftës. “Isha fëmijë dhe kur i kërkoja nënës bukë, krejt çka kishim ishte qepa dhe pak bukë. Hanim bukë e qepë tri herë në ditë… kështu ishte për gati dy vjet.” Kujton Muriqi.”

El Pais tregon për lexuesit spanjollë se si futbolli në Kosovë para dhe gjatë konfliktit me Serbinë ishte “simbol rezistence”, përkthen Periskopi.

Kjo gazetë e përditshme më pas nis të tregojë edhe për ligën e Kosovës që ka 10 ekipe, dhe për historinë e futbollit kosovar.

Shpërndaje në: