“El Clasico” numër 250 i takon Real Madridit
“El Clasico” numër 250 i ka takuar Real Madridit.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti sot Barcelonën, për të vazhduar si skuadra e vetme pa humbje në La Liga.
Derbi i zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3:1. Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Xavit këtë sezon.
“Los Blancos” shënuan dy gola në pjesën e parë, kurse një tjetër në fundin e ndeshjes.
Kapiteni, Karim Benzema, shënoi fillimisht në minutën e 12-të, teksa epërsia u dyfishua me golin e Fede Valverdes në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë shënuan katalunasit përmes Ferran Torresit në minutën e 83-të për të ngushtuar epërsinë e vendasve.
Mirëpo, në fundin e ndeshjes në skenë u shfaq Rodrygo, i cili e fitoi dhe e konkretizoi në gol një penallti në minutën e 90+1’.
Real Madridi pas kësaj fitore e ka rrëmbyer edhe pozitën e parë. Kampioni në fuqi spanjoll tani ka 25 pikë.
Barcelona renditet e dyta në tabelë me tri pikë më pak.